Mehaj: Brenda vitit edhe 600 ushtarë të rinj, blerja e armatimit vazhdon të jetë prioritet

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se edhe 600 ushtarë të rinj do t’i bashkohen FSK-së brenda këtij viti.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka folur edhe për armatimin.

“Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar ai.

Ministri thotë se ushtria e Kosovës “është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”.

Postimi i ministrit Mehaj:

Në fillim kur vendosem ta shpallnim konkursin më të madh të ushtrisë që kishim ndonjëherë, të gjthë u treguan skeptik: nuk mundeni, nuk keni kapacitete e nuk realizohet.

Rezultatet sot, tregojnë realitetin. Për 11 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë.

Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë.

Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor.

Ushtria jonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve tanë, është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Një falënderim të veçantë, meriton Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me të gjithë instruktorët e saj, për punën e shkëlqyer, nga duart e të cilëve dalin gjenerata të reja, të arta të kombit tonë.