Mehaj – kadetëve të rinj të FSK-së: Kërkoj nga ju që të mësoni historinë e popullit

Mehaj – kadetëve të rinj të FSK-së: Kërkoj nga ju që të mësoni historinë e popullit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga kadetët e rinj që i bashkohen sot Forcës së Sigurisë së Kosovës që të mësojnë historin e popullit tonë.

Mehaj në ceremoninë e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së, tha se heronjtë duhet kujtuar gjithmonë, pasi pa të kaluarën e lavdishme s’ka të ardhme të ndritur, njofton Klankosova.tv.

“Ju kadetë për katër vjetët e ardhshme do të edukoheni, arsimoheni dhe do të stërviteni që të arrini vlerat e detyrës, nderit dhe atdheut. Për katër vjetët e ardhshme do të përgatiteni me karrierë profesionale në shërbimin e atdheut si oficerë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës”.

“Kërkojë nga ju që çdo ditë të mësoni për historinë e popullit tonë, histori që përmban jo vetëm luftën tonë për liri, drejtësi dhe barazi. Heronjtë tanë janë ata të cilët na kanë përcjellur në çdo hap dhe në çdo hap përpara do i marrim me veti pasi pa ta nuk do të kishim të kaluarën e lavdishme, por as të ardhmen e ndritur”.

“Që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri tek komandanti legjendar, Adem Jashari, populli ynë asnjëherë nuk e pranoi nënshkrimin por çdo herë qëndroi ballë lartë ndaj luftës kundër pushtuesve” tha Mehaj.

 

Shpërndaje në: