“Mekdonalizimi” politik, si proces i rirreshtimit të shqiptarëve

“Mekdonalizimi” politik, si proces i rirreshtimit të shqiptarëve

Shkruan: Fadil Maloku

1. Që në fillim më duhet ta sqarojë kontekstin e këtij titulli i cili në fakt ka të bëjë me proceset e shpejtuara nëpër të cilat po kalon shoqëria Kosovare, pra ashtu sikurse “Mcdonald’si,” që i referohet një tipi ushqimi që përdoret në situatat kur njeriu është në vrap me kohën ashtu që kjo (mani!?) histeri e vrapimit në një mënyrë apo tjetrën e tjetërson atë nga të qenit e asaj që në fakt është ai në të vërtetë qoftë si individ, qytetarë, si grup apo edhe si shoqëri. S’ pari më duhet ta sqarojë kuptimin dhe referencën, por edhe simbolikën që do të përdoret si kontekst i rrethanave apo ambientit identik shoqërorë në të cilin kujtojë që gjendet shoqëria e re kosovare, ku mënyra e identifikimit social (sidomos) me vlerat e reja tmerrësisht ushtrohet jo me hapa normal por do thoja me hapa kalërues…që natyrisht për reperkusion kanë pasojat që vështirë po dëshmohet se shoqëria jonë mundet me i përballu. Pra, “makdonaldizimi” (Mac Donaldisation of society) thënë më thjeshtë mund të përkufizohet si një proces, ku kultivohet tipi i kulturës së ushqyerit të shpejt (fast-food) që vjen si pasojë e trendit dhe dinamikës së jetës së përditshme sociale e asaj ekonomike në shoqëritë perëndimore, por që ka infektuar definitivisht edhe shoqëritë e reja postkomuniste. Mc Donald’s – është një rrjetë e tërë, pra një maskulturë me përmasa globale e pomfritit, Coca Cola-s dhe hamburgerëve që zakonisht përdoren nga gjeneratat e reja (teenagers) e që tashmë së voni është vërtetuar shkencërisht se të njëjtit po vuajnë nga kompleksi i trashësisë (obesity, XXXL generations), duke u shkaktuar kështu jo vetëm telashe dhe trauma psikike e socialo, por edhe sosh shëndetësore. Kultura e re e ushqimit sipas recetave të Mcdonald’sit, njerëzit pra qytetarët e sidomos shtresën e mesme të këtyre vendeve, në një mënyrë ua ka larguar nga menya (sidomos amerikan) kulturën e të ushqyerit të qetë dhe të relaksuar, ku bashkëbiseduesit kuvendonin qetas dhe pa ngarkesa të përditshmërisë, e njëherit edhe tema lidhur me idet, planet, projektet, bizneset, etj.

2. Mc Donald’s-si, dosido si kulturë masive identifikohet me proceset globale: globalizimin apo westernizimin që në fakt nga shumica e sociologëve eminent sot perceptohet dhe projektohet edhe si amerikanizëm. Kjo ndodhë kështu edhe për një fakt tjetër shumë sinjifigativ, se ai është në një farë mënyre një ndër agjensit më të suksesshëm shoërndarës i vlerave dhe përgjithësi kulturës amerikane anekënd botës, pra një ambasador i vërtete i vlerave dhe sistemit të mënyrës hedoniste e konzumeriste të jetesës amerikane…S’ dyti, më duhet të theksojë që diskursi mbi “makdonaldizimin” politik kosovar, si një metaforë e llojit të vetë që është përdorur në rastin, poqese këndëvështrohet nga prizma sociologjike, mund të identifikohet në vija të trasha me vetë procesin (gjykojë) e shtuar dhe tejmase të politizimit të shoqërisë kosovare. Që detyrimisht si një fenomen i llojit të vetë na bënë ta perceptojmë si një fenomen që pak apo fare mund ta hassh në literaturën e gjerë shkencore sociologjike. Shkaqet janë të shumta, por në rastin tonë mendojë që arsyet duhet kërkuar në disa rrafshe, siç janë ato etnopsikologjike, antropologjike dhe gjithsesi edhe sociologjike.Por, neve këtu na intereson rrafshi sociologjik që kujtojë se duhet adresuar apo ndërlidhur me faktorin e mungesës së komunikimit apo humbjes së ndjenjës së solidaritetit midis njerëzve, pra qytetarëve të rëndomtë të cilët duke qenë të ekspozuar një problemi madhor siç ishte ai i realizimit të identitetit kombëtar e shtetërore, na ka bë jo si individ por edhe si shoqëri në tërësi të merremi dhe të interesohemi me pothuajse çdo temë dhe problem që vinte apo akoma vjenë nga sfera e politikës dhe problemet rreth saj. Natyrisht, nëse do ta përdornim një shkallare të njohjes sociale, do kuptonim që niveli i politizimit këtu tek ne në Kosovë, nuk është i intensitetit të njëjtë në të gjitha fazat e paraqitjes së këtij fenomeni interesant e gjithsesi edhe specifik edhe për faktin se në vendet normale dhe me traditë institucionale, zakonisht ishte institucioni i shtetit ai i cili barte mbi supet e veta si përgjegjësinë ashtu edhe nevojën (de)politizimit të qytetarëve të saj në masë dhe cilësi të duhur.

3. Handikapi, i paradigmës shqiptare të traditës së politizimit të pothuajse çdo “fakti” Dirkeminian, si edhe tendenca e shpjegimit të fenomeneve dhe dukurive të çfarëdo natyre qofshin ato me dioptrinë ekskluzive politike, kujtojë duhet kërkuar edhe në procesin e ushtrimit të një represioni dhe segregacioni të pa parë në analet shkencore nga ana e ish regjimit serb në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar, i cili në mënyrë të pavetëdijshme prodhoi at masën kritike. E cila një ditë do të dalë nga shtrati i politizimit të tepruar (apo më mirë me thënë debateve të kota se “liria na vjenë vetë…” “dhe se “mjafton që ne tashmë të qëndrojmë stoik..”) dhe do ta çlirojë Kosovën nga zgjedha serbe. Pothuajse në të gjitha shoqëritë e tranzicionit ka ndodhur një proces i pamohueshëm kur është fjala tek ngritja e përgjegjësisë publike nga ana e subjekteve apo aktorëve dominues politikë të cilët me fuqinë e votës bëjnë projeksione kombëtare dhe sosh shtetërore. Që nënkupton zhvillime të atilla emancipuese për të krijuar masën kritike për përgjegjësit dhe nevojat si standarde të shoqërive bashkëkohore demokratike. Historia e gjertanishme e këtyre shoqërive ka dëshmuar gjithashtu se procesi i rirreshtimit duhet të ndodhë në disa plane, në mënyrë që të arrihet standardi i sigurisë dhe i përgjegjësisë së institucioneve dhe gjithë inxhinieringut social (zbutja e papunësisë në gangrenë që edhe sot po i përcjellë këto vende) e sidomos atij kulturorë (ndryshimi gradual dhe në koherencë me nevojat dhe apetitet e grupeve të ndryshme të interesit), në mënyrë që të funksionoje sa më mirë demokracia dhe shteti. Ky proces duhet të ndodhë në sferën ideologjike, atë programore, juridike, sociale dhe sidomos atë kulturore…

Mc Donald’s-si, dosido si kulturë masive identifikohet me proceset globale: globalizimin apo westernizimin që në fakt nga shumica e sociologëve eminent sot perceptohet dhe projektohet edhe si amerikanizëm. Kjo ndodhë kështu edhe për një fakt tjetër shumë sinjifigativ, se ai është në një farë mënyre një ndër agjensit më të suksesshëm shoërndarës i vlerave dhe përgjithësi kulturës amerikane anekënd botës, pra një ambasador i vërtete i vlerave dhe sistemit të mënyrës hedoniste e konzumeriste të jetesës amerikane…

Shpërndaje në: