Meliza Haradinaj pretendon se VV-ja po tenton t’ia thyej passwordin

Meliza Haradinaj pretendon se VV-ja po tenton t’ia thyej passwordin

Meliza Haradinaj, këshilltarja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, më herët ka publikuar një postim në të cilin thoshte se ‘pantallonat e Kryeministrit Kurti kushtojnë 130 euro’. Por e njëjta më vonë e ka fshirë këtë status, teksa ka bërë të ditur se dikush po tenton t’ia thyej fjalëkalimin.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Meliza Haradinaj ka treguar se dikush po tenton t’ia thyejë fjalëkalimin e llogarisë saj.

“Përndryshe nuk keni nevojë me provu me ma thy passwordin”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, këshilltarja e Haradinajt nuk ka treguar se tek kush po dyshon ta ketë bërë këtë gjë.

Mirëpo, më herët ajo ka publikuar një postim ku tregonte se vetëm pantallonat që Kryeministri Albin Kurti i kishte veshur sot për të shkuar në punë në këmbë, kushtojnë 130 euro.

Të njëjtin, Meliza Haradinaj e ka fshirë ose e ka bërë privat, pasi që nuk gjendet në llogarinë e saj më.

Shpërndaje në: