Meliza Haradinaj thotë se veç “xhinset” i kushtuan Kurtit 10 për qind të rrogës

Meliza Haradinaj thotë se veç “xhinset” i kushtuan Kurtit 10 për qind të rrogës

Ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla, ka hedhur disa dyshime mbi garderobën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka postuar një foto duke shkuar nga shtëpia e tij deri tek puna në këmbë. Mesazhi i tij ishte që të ruhej ambienti dhe sa herë që është e mundur të mos përdorën makinat. Në foto ai shihej i veshur me xhinse.

“Era e ndryshimit i sjellë edhe xhinset e Kryeministrit ‘modest’ me çmim që kap rreth 10% të pagës së tij të zvogëluar. Xhinset ‘Diesel’ 130€, paga ‘modeste’ 1,450€”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, e njëjta hedh dyshime se vendimi i qeverisë Kurti për uljen e pagave të ekzekutivit, nuk do të zgjasë shumë. Ajo pretendon se Gjykata Kushtetuese do të marrë shpejt një vendim për Ligjin e ri të Pagave, dhe qeverisë do i rritet rroga përsëri, konform atij ligji. E atëherë, ish-këshilltarja thotë se xhinset do i marrin një përqindje më të vogël nga paga kryeministrit.

“Megjithatë, ka shpresë se do i kushtojnë më pak kur i rritet rroga në fund të muajit”, shkroi ajo.

Shpërndaje në: