Memli Krasniqi i përgjigjet VV-së: Ligji që vetë e keni shkru nuk e lejon betimin si deputetë pa dhënë dorëheqje

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur Vetëvendosjes, pasi e konsideruan të parecedent mosvotimin e raportit të komisonit për verifikimin e mandateve, shkruan Periskopi.
Krasniqi tha se logjika e tyre për me shkel Kushtetuten nuk do ta lejojnë që të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
“Është e paprecedent sepse situata që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje është e paprecedent sepse këta vet e kanë miratu ligjin për qeveri, pa votoat tona dhe në atë ligj e kanë shkru vet që kryeminsitri dhe minsitrast me u betu si deputetë. Logjika e tyre me shkel Kushtetuten me cdo kusht është logjik që nuk duhet me kalu në Kuvendin e Kosovës, nuk munden me ardh dhe me imponu vullnetin antikushtetues”, tha Krasniqi.