Memli Krasniqi: Në mandatin e ardhshëm do ta transformojmë Kaçanikun me kryetarin Besim Ilazi

Memli Krasniqi: Në mandatin e ardhshëm do ta transformojmë Kaçanikun me kryetarin Besim Ilazi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Kaçanik, ku me kryetarin Besim Ilazi dhe me kandidatët e PDK-së për Asamblenë Komunale, kanë shpalosur programin për këtë komunë për mandatin e ardhshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se mobilizimi shembullor në Kaçanik i jep kurajo për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës që në raundin e parë.

“Tutje, vizituam bizneset në fshatin Doganaj, ku pashë vendosmëri të theksuar për ta zgjedhur përsëri Besim Ilazin kryetar të Kaçanikut.”, shkruan ai.

Krasniqi thotë se me kryetarin Besim Ilazi, qytetarëve të Kaçanikut u janë hapur mundësitë dhe perspektiva, duke i përmbushur premtimet në lidhje me zhvillimin ekonomik, arsimin, bujqësinë dhe investimet në infrastrukturë.

“Por, ne nuk do të mjaftohemi me kaq. Ne duam t’u ofrojmë qytetarëve të Kaçanikut një qytet modern e destinacion për të gjithë. Andaj, në këtë mandat të ri, ne jemi të vendosur që nga 17 tetori, Komunën e Kaçanikut ta nxjerrim në një tjetër nivel – që qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore ta bëjmë edhe transformuese për këtë komunë dhe qytetarët e saj.”, shkruan ai.

Shpërndaje në: