Memli Krasniqi përkujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin: Ata ndryshuan historinë

Memli Krasniqi përkujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin: Ata ndryshuan historinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, ka përkujtuar veprën e heronjve kombëtarë, Fehmi dhe Xhevë Llavdorvit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës para 23 vitesh.

“Fehmiu e Xheva, ishin sinonim i përkushtimit të jashtëzakonshëm atdhetar deri në vetëmohim. Cikli i jetës së tyre që nisë me rezistencën politike, qëndresë të paepur burgjeve jugosllave, e që lartësohet me rënien e lavdishme në luftën tonë çlirimtare, është tregimi origjinal i përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi.” – është shprehur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai deklaron se flijimi i jetës së dy heronjve bëri që të ndryshohej historia e të niste historia e re e shtetit tonë.

Statusi i plotë:

Sot kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, në 23 vjetorin e lartësimit të tyre të përjetshëm.

Fehmiu dhe Xheva, ishin sinonim i përkushtimit të jashtëzakonshëm atdhetar deri në vetëmohim. Cikli i jetës së tyre që nisë me rezistencë politike, qëndresë të paepur burgjeve jugosllave, e që lartësohet me rënien e lavdishme në luftën tonë çlirimtare, është tregimi origjinal i përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi.

Duke flijuar jetën e tyre, ata ndryshuan historinë, që ne të nisim historinë e re në shtetin tonë të lirë e të pavarur. Përjetë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran, sot e përgjithmonë.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Shpërndaje në: