Memli Krasniqi: Qytetarët duan që Ramiz Lladrovci të jetë prapë Kryetar i Drenasit, PDK e ka vetëm një adresë

Memli Krasniqi: Qytetarët duan që Ramiz Lladrovci të jetë prapë Kryetar i Drenasit, PDK e ka vetëm një adresë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas ku me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci kanë takuar strukturat e PDK-së në Komoran, Baicë, Tërstenik dhe Korroticë e Epërme.

Pëmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka rikujtuar se Drenasi nën udhëheqjen e Ramiz Lladrovcit është shpallur komuna me performancën më të mirë në Kosovë, si komuna më e dalluar për qeverisje demokratike, menaxhim komunal efikas dhe ofrim të shërbimeve cilësore.

“Edhe më i rëndësishëm është vlerësimi pozitiv i qytetarëve të Drenasit, pa dallim, për t’ia besuar përsëri votën Ramiz Lladrovcit, jo vetëm pse PDK është në zemrën e tyre, por sepse duan që Drenasi të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej me implementimin e projekteve kapitale nga një kryetar punëtor, që prioritet e ka përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Në Drenas, si në tërë Kosovën, PDK e ka vetëm një adresë – numrin 177, numrin e fitores me 17 tetor.”, shkruan Krasniqi.

Shpërndaje në: