Memli Krasniqi: Vazhdojmë me fitore, me Ramiz Lladrovcin në krye të Drenasit me qeverisjen më të mirë në vend

Memli Krasniqi: Vazhdojmë me fitore, me Ramiz Lladrovcin në krye të Drenasit me qeverisjen më të mirë në vend

Lideri i Partisë demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ditën e sotme të fushatës zgjedhore e ka filluar në Drenas, nga vendlindja e kryetarit aktual dhe kandidatit për mandatin e ardhshëm të PDK-së, Ramiz Lladrovci, në takimin me intelektualë, ka vijuar dy takime me kandidatët për Asamble, Gratë dhe Rininë demokratike, si dhe nëndegët Komorani I, Arllat, Terstenik, Dobroshec, Llapushnik, Nekovc dhe Drenasi I dhe Drenasi II.

Takimet me kandidatët për Asamble, me Gratë, Rininë Demokratike dhe të gjitha nëndegët, u zhvilluan me grupe të ndara, me numrin e kufizuar me nga 18 persona, në pajtim me rrethanat dhe masave anti covid.

Në takime, kryetari Memli Krasniqi ka cekur se qeverisja e mirë në Drenas do të vazhdojë në mandatin tjetër, si komuna me performancën më të mirë në nivel nacional, vlerësim i rikonfirmuar nga institucionet vendore dhe tri ambasadat mike.

“Komuna e Drenasit si bastion i përhershëm i PDK-së e ka pasur, e ka dhe do ta ketë tërë vëmendjen dhe përkushtimin maksimal për aktivitetet që ngrisin mirëqenien e qytetarëve, projektet e përcaktuara nga qytetarët si prioritete reale duke i fuqizuar me vendosmëri, me vizion, me projekte dhe kuadër intelektual, gruan dhe rininë në favor të interesit qytetar”, ka theksuar Krasniqi.

Në diskutime, është theksuar se komuna e Drenasit është e lidhur ngushtë me PDK-në, themeluesit e saj dhe vizionin e ndërtuar nga liderët që me tërë jetën kontribuan për shtetformim e shtetndërtim. Po ashtu, u tha se kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova, andaj, angazhimi për fitoren e vizionit të PDK-së, tejkalon peshën e zgjedhjeve lokale, aq më parë kur flitet për bastionin e PDK-së, Drenasin.

“Dita e kaluar këtu në Drenas, në takime me kandidatët për asamble, me aktivistë të devotshëm, të përkushtuar e të zellshëm që njohin vetëm fitore, ishte shumë e shkurtë. Kishim për çka të bisedojmë, të diskutojmë dhe të synojmë bashkë, sepse kur fiton PDK-ja, fiton Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Shpërndaje në: