Memli Krasniqi replikon me Kurtin: Shkoi dita – erdhi nata, Kryeministër. Çu puno najsen

Memli Krasniqi replikon me Kurtin: Shkoi dita – erdhi nata, Kryeministër. Çu puno najsen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka replikuar Kryeministrit Albin Kurti në debatin parlamentar.

Krasniqi e ka ftuar Kryeministrin që të zgjohet dhe të punoj sepse shkoj dita.

“Thojshit dita erdh. Dita shkoj, Kryeministër. Mramja është duke ardhë. Ju ende nuk e keni filluar punën. Qu puno najsen. Dije që ora katër pasdite është, e ju ende asgjë nuk keni bërë”, ka thënë Krasniqi.

Memli Krasniqi, i ka replikuar edhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje grevën në arsim.

“Ju po bëni thirrje që mësimi të filloj. Por ju jeni në Qeveri për të bërë zgjidhje, jo thirrje. Ju duhet të jepni dorëheqje që i keni mbyllur në shtëpi 320 mijë fëmijë. Çohuni e bëni zgjidhje. A jeni duke jetuar në ndonjë ballon ndaras nga shoqëria. Po janë 28 mijë punëtorë të arsimit, shumica mësimdhënës, ata po thonë që po jetojnë keq. E ju po flisni si ua keni rregulluar kushtet”, ka thënë Krasniqi.

“Ofroni zgjidhje e leni thirrjet. Dita do me ju shku duke ndejt”, ka përfunduar Krasniqi./Periskopi

Shpërndaje në: