Memorial për Afrim Zhtinë dhe Fahri Fazliun

Memorial për Afrim Zhtinë dhe Fahri Fazliun

Këtë premtim e dha sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Për të bërë homazhe në përvjetorin e 27-të të rënies së tyre në Kodër të Diellit në Prishtinë ishin shumë personalitete të larta të shtetit, zyrtarë të Qeverisë, të komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit.

Duke folur për jetën dhe veprën e të rënëve presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, janë stimulim dhe mesazh i bashkimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi dhe për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Thaçit, Afrimi dhe Fahriu janë nismëtarët e rezistencës së armatosur kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ndërkaq kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se memoriali për këta dy heronj duhet të ngritet në mënyrë që edhe gjeneratat e reja të dinë për veprat e tyre, transmeton kp.

Për nderuar dy dëshmorët në homazhe në Kodrën e Diellit ka qenë edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Ai tha se janë këtu për të nderuar dy figura, të cilat do të jenë gjithnjë të pranishëm në historinë kombëtare.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë rënë më 2 nëntor të vitit 1989 në një betejë të pabarabartë me forcat e Policisë të regjimit serb.

Shpërndaje në: