Menaxheri iu drejtua kolegeve me “zemër”, “shpirt”, pushohet nga puna

Menaxheri iu drejtua kolegeve me “zemër”, “shpirt”, pushohet nga puna

Një menaxher funerali është pushuar nga puna në Britani pasi humbi gjyqin e tij kundër diskriminimit gjinor për arsyen se iu drejtua kolegeve të tij femra me fjalët “shpirt” dhe “zemër”. Ai u arsyetua me pretekstin se është njësoj si t’i drejtohesh kolegut mashkull me fjalën ‘’shoku’’.

Vendimi i Mike Hartley i cili u pushua nga kompania ku punonte për arsyen se bëri komente të papërshtatshme dhe ofenduese kundrejt koleges së tij, zbuloi gjatë një paneli dëshmitarësh një sërë komentesh seksuale si “shpirt”, “zemër” etj.

Hartley së fundmi ishte ngritur në detyrë duke u bërë menaxher i burimeve njerëzore.

“Ai i dërgoi ftesë në Facebook direkt asaj pas intervistës dhe e pyeti për masat trupore kur po organizoheshin uniformat’’  u shpreh një dëshmitare.

Ndërkohë një tjetër tha se “gjatë një takimi pune ajo i kërkoi atij që të kërkonte për diçka poshtë një kabine dhe ai u përgjigj duke i thënë, çfarë të kërkoj, fundin tënd?’’

Grupi i dëshmitarëve tha se ai hynte në zyrë me komentet të tipit: “Shpirt, erdha’’.

Hartley ishte pezulluar nga puna në vitin 2019 për shkak se Aderton u ankua duke u shprehur se ai po e bënte të ndihej jo mirë dhe komode, por ai tha se po përpiqej që ta bënte të ndihej e mirëpritur.

Ai e apeloi vendimin duke thënë se koleget e tij e planifikuan dhe ranë dakord për akuzat kundër tij duke e quajtur një diskriminim gjinor dhe se kjo çoi në pushimin nga puna.

Sipas tij nofkat si “zemër” dhe “shpirt” janë po të njëjtat me “shoku’’ drejtuar kolegëve meshkuj.

Grupi gjykues ra dakord që ai ishte akuzuar pa një investigim të plotë, por zbuluan se pushimi nga puna ishte i drejtë dhe refuzuan kompensimin.

Një koleg u shpreh se nofkat drejtuar vajzave ishin të papërshtatshme dhe se rasti i Anderton ishte padyshim një ngacmim seksual.

“Unë i cilësoj komentet tërësisht të papërshtatshme dhe të neveritshme dhe pushimi nga puna ishte një vendim i drejtë’’, u shpreh shefi i tij.

Shpërndaje në: