Menaxheri i madh: Ky Juventus është për tripletë

Menaxheri i madh: Ky Juventus është për tripletë

Juventus ka fituar për herë të fundit Ligën e Kmapionëve në vitin 1996, teksa në atë kohë në krye të skuadrës ishte Marcello Lippi.

Strategu italian ka folur për “italpress” duke theksuar se bardhezinjtë duhet të besojnë te tripleta.

“Tripleta? Pse nuk duhet që ta përmendin këtë fjalë? Kanë arritur që të jenë në këto pozita dhe është normale që të mendojnë për këtë arritje. Juventusi është zhvilluar shumë gjatë viteve të fundit, superioriteti italian është i padiskutueshëm dhe në nivel internacional, Allegri ka qenë i zoti të kuptojë që duhet të ndryshojë diçka në formacion dhe të rrisë cilësinë e skuadrës, falë një skeme që është paragjykuar nga shumë prej jush.

Ai ka arritur t’i bindë të gjithë lojtarët e mëdhenj që t’i vihen në shërbim ekipit, duke e konsoliduar shumë edhe marrëdhënien midis lojtarëve. Pjesën tjetër e kanë bërë ndeshjet e mëdha si ajo kundër Barcelonës: Sfida të tilla të rrisin vetëbesimin dhe përqendrimin. Gjithmonë kam menduar se është e gabuar të bësh disa zgjedhje, e vetmja mënyrë për të fituar”, u shpreh Lippi.

Shpërndaje në: