Menaxheri: Rashica pranoi të luante për Kosovën pasi Shqipëria nuk e mori në Euro 2016

Menaxheri: Rashica pranoi të luante për Kosovën pasi Shqipëria nuk e mori në Euro 2016

Milot Rashica nuk do ta zgjidhte Kosovën por do të vazhdonte me Shqipërinë, sikur të mos e largonin nga ekipi kombëtar kuqezi i cili mori pjesë për herë të parë në histori në një kampionat evropian më 2016 në Francë, sipas menaxherit të futbollistit të ëerder Bremen, Altin Lala

Anësori nga Vushtrria e kishte lënë kampin e Kombëtares shqiptare në maj të vitit 2016 me lot në sy, pasi trajneri i atëhershëm kuqezi, Giani De Biasi nuk e kishte ftuar në listën përfundimtare të Shqipërisë për Kampionatin Evropian 2016.

Rashica e kishte përfaqësuar Shqipërinë në ekipet kombëtare U17, U19 dhe U21, por i kishte regjistruar vetëm dy paraqitje për ekipin A, para se të refuzohej për ngjarjen historike.

Menaxheri i Rashicës: Miloti do të qëndronte te Shqipëria, sikur ta merrnin në Euro 2016

Milot Rashica nuk do ta zgjidhte Kosovën por do të vazhdonte me Shqipërinë, sikur të mos e largonin nga ekipi kombëtar kuqezi i cili mori pjesë për herë të parë në histori në një kampionat evropian më 2016 në Francë, sipas menaxherit të futbollistit të Werder Bremen, Altin Lala

Anësori nga Vushtrria e kishte lënë kampin e Kombëtares shqiptare në maj të vitit 2016 me lot në sy, pasi trajneri i atëhershëm kuqezi, Giani De Biasi nuk e kishte ftuar në listën përfundimtare të Shqipërisë për Kampionatin Evropian 2016.

Rashica e kishte përfaqësuar Shqipërinë në ekipet kombëtare U17, U19 dhe U21, por i kishte regjistruar vetëm dy paraqitje për ekipin A, para se të refuzohej për ngjarjen historike.

Si pasojë, 23-vjeçari vendosi t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës, e cila po atë muaj ishte pranuar në FIFA dhe UEFA.

Rashica debutoi për Kosovën në shtator të atij viti dhe që prej atëherë është shndërruar në një yll te shumëkërkuar, gjë për të cilën Shqipëria mund të jetë penduar.

Por Lala, i cili e përfaqëson Rashicën, thotë se ylli i klubit të Bundesligës sot do të ishte pjesë e Shqipërisë sikur të mos refuzohej.

“Ai u largua nga Shqipëria sepse nuk e morën në Evropian. Ai do të kishte qëndruar nëse e merrnin. Mendoj se ishte logjike që ai të kalonte te Kosova, pasi aty është vendi ku ka lindur. Futbollistët nuk e mohojnë që janë shqiptarë, por vendosin të luajnë për Zvicrën ose Kosovën, nuk ka ndonjë të keqe, aty e shohin më mirë ata. Ne i futemi politikës dhe pse nuk marrim vesh”, ka thënë Lala për Supersport.

Pas transferimit në ëerder nga Vitesse në fillim të vitit 2018, Rashica është rritur dukshëm duke lënë mbresa në ligën elitare gjermane, duke rënë në sy të shumë klubeve evropiane.

Ndër klubet që thuhet se i duan shërbimet e kosovarit është edhe kampioni evropian, Liverpool, por Lala nuk ka dashur t’i komentojë thashethemet.

“Çdo gjë është ndaluar dhe për momentin e rëndësishme të nisë futbolli dhe më pas ta marrin veten klubet. Për momentin nuk mund të them asgjë”, shtoi ai.

Megjithatë, Rashica pritet të largohet nga ëerderi në fund të këtij sezoni, i cili është pezulluar për kohë të papërcaktuar, për shkak të pandemisë koronavirus.

Shpërndaje në: