Mendy – edhe një person i dytë i arrestuar në akuzat e lojtarit të Man City për përdhunim

Mendy – edhe një person i dytë i arrestuar në akuzat e lojtarit të Man City për përdhunim

Benjamin Mendy, lojtari 27 vjeçar i Manchester City është ngarkuar me katër akuza për përdhunim dhe një për ngacmim seksual.

Tani, edhe një person i dytë raportohet të jetë ngarkuar me akuzën bashkë me Benjamin Mendy.

Bëhet fjalë për 40 vjeçarin Louis Saha Matturie. Këtë lajm e ka bërë të ditur policia e Cheshire.

Akuzat lidhen me tri vajzat që janë mbi moshën 16 vjeçe dhe thuhet që ngjarjet për të cilat akuzohet ai kanë ndodhur mes prillit 2021 dhe gushtit 2021.

Matturie është paraqitur në gjykatë gjatë ditës së sotme dhe është mbajtur në paraburgim. Ai do të riparaqitet në gjykatën e Chester të premtën.

Mendy ngarkohet me sulme në tri gra të ndryshme, përfshirë një nën moshën 18 vjeçare.

Tri përdhunimet e dyshuara thuhet të kenë ndodhur në tetor të vitit 2020 dhe ai është akuzuar edhe për ngacmim seksual më herët gjatë këtij viti, në janar. Ai ngarkohet edhe me akuza për përdhunimin e një gruaje gjatë muajit të kaluar.

Futbollisti është suspenduar nga Manchester City, për të vazhduar pa ndërhyrje procesin e gjykimit. /Periskopi/

Shpërndaje në: