Menstruacionet i bëjnë femrat më të zgjuara

Menstruacionet i bëjnë femrat më të zgjuara

Përveçse prova se trupi i femrës punon siç duhet, një studim i fundit thotë se femrat bëhen më të “zgjuara” kur janë në ato ditë.

Studiuesit në Institutin Max Planck për njohjen njerëzore dhe shkencat e trurit, në Lajpcig kanë zbuluar zonën në qendër të trurit që formon kujtimet njerëzore, ndjenjat dhe emocionet që rriten paralelisht me hormonin kyç të seksit.

Ata kanë studiuar lidhjen mes hormoneve te femrat dhe humorin e tyre, dhe kanë zbuluar se rritja e nivelit të estrogjenit zgjerohet në hippocampus. Më pas, niveli i estrogjenit bie kur fillojnë menstruacionet, dhe kjo zonë e trurit zvogëlohet. Kjo rritje dhe tkurrje ndodh me një “rregullsi të habitshme”, thonë studiuesit.
Synimi i studimit është të kuptojë më mirë një gjendje tjetër që quhet “Çregullime paramenstruale PMMD”, një situatë që prek një në 12 femra.

“Për ta kuptuar më mirë këtë çrregullim, ne duhet të gjejmë fillimisht se çfarë ritmi mujor ndjek truri i një femre të shëndetsme. Vetëm atëherë mund të gjejmë ndryshimet mes personave të prekur nga PMMD”, thotë Julie Sacher, bashkëautore e studimit.

 

Shpërndaje në: