Mënyra si t’i ndihmoni personat me ankth

Mënyra si t’i ndihmoni personat me ankth

Disa ekspertë dhe psikologë kanë dhënë disa këshilla se si ju mund t’iu ndihmoni personave që vuajnë nga ankthi që ndoshta ata të mos kenë nevojë të marrin terapi.

Ju dëshironi që ta qetësoni ankthin e tyre por mendoni se jeni duke e bërë apo thënë gjënë e gabuar, mirëpo sipas David Shanleyt, një psikolog dhe autor librash nga SHBA-ja, vetëm fakti se ju mund të nisni një bisedë me ta, mjafton që t’i çlironi nga grushti i fortë i ankthit që po i shtrydh ata.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga këto këshilla se si t’i trajtoni personat me ankth kur kanë ndonjë sulm paniku apo një moment të tillë anthki:

Bëhuni krah i djathtë i tyre.

Mos lejoni që sulmet e tyre të panikës të bëhen shfaqje për të tjerët.

Gjeni një mënyrë të përshatshme të qetësimit të tyre kur kanë ankth varësisht prej personit.

Ofroni shërbimet tuaja, dhe “futuni në luajtje rolesh”.

Kthejeni në realitet, ndihmojuni që t’iu ikin ekzagjerimeve dhe frikës së madhe të dështimit.

Mësoni si t’i filloni bisedat.

Bëhuni bashkë për një breshëri mendimesh për të gjetur zgjidhje.

Kini mëshirë dhe empati duke e normalizuar për ta situatën në të cilën gjenden.

Gjeni një person adekuat dhe të specializuar që do ta ndihmonte.

Shpërndaje në: