Mercedes Benz do të mbyllë së paku 10,000 vende pune

Periskopi.com Tech & Auto

Daimler, prodhuesi gjerman i makinave që zotëron Mercedes Benz-in, tha se do të mbyllë së paku 10,000 vende pune në gjithë botën, në përpjekje për të financuar kalimin në makina elektrike.

Shefi i personelit të Daimler-it, Wilfried Porth, u tha gazetarëve se numri i vendeve të humbura të punës do të jetë “me pesë shifra”.

Njoftimi vjen pak ditë pasi prodhuesi rival, Audi, tha se do të mbyllë 9,500 nga 61,000 vendet e punës që i ka në Gjermani, për arsye të ngjashme.

Daimler tha se industria e makinave “po kalon nëpër transformimin më të madh në histori”.

“Një pjesë e këtij programi është zvogëlimi i kostove të stafit për rreth 1.4 miliard euro deri në fund të vitit 2022 dhe zvogëlimi i numrit të pozitave të menaxhimit në të gjithë botën për 10 për qind”, tha kompania.

Shpërndaje në: