Mërgim Berisha i zjarrtë mbrëmë, shënoi katër gola për Augsburgun

Mërgim Berisha i zjarrtë mbrëmë, shënoi katër gola për Augsburgun

Mërgim Berisha dje ka zhvilluar ndeshjen e jetës ndoshta.

Futbollisti me origjinë nga Kosova realizoi katër gola në fitoren 5:2 të ekipit të tij, Augsburgut, ndaj Austria Lustenaut në ndeshje miqësore.

Berisha e nisi festivalin e golave qysh në minutën e tetë, për ta vazhduar në minutën e 27-të me një gol tjetër.

Hat-trikun, Berisha e kompletoi në minutën e 38-të të ndeshjes.

Kurse, golin e tij të katërt mbrëmë e realizoi në minutën e 52-të, ndërsa 10 minuta më vonë u zëvendësua.

Shpërndaje në: