Mërgimtari nga Zvicra ia dërgon Periskopit faturën e rrymës për 6 muaj: Kaq lirë sa për pak nuk u shokuam

Mërgimtari nga Zvicra ia dërgon Periskopit faturën e rrymës për 6 muaj: Kaq lirë sa për pak nuk u shokuam

Një mërgimtar që jeton në Zvicër, ia ka dërguar Periskopit faturën që ka paguar për 6 muaj për rrymën.

Fatura 6 mujore për rrymën, e mërgimtarit nga Zvicra është 434 franga që në euro i bjen rreth 418 euro e 27 cent.

Nga një përllogaritje del se mërgimtari nuk ka paguar as 70 euro në muaj gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore.

Paga mesatare në Zvicër, sipas raportit të fundvitit 2021 të Zyrës Federale të Statistikave në këtë shtet, është – mbani pak frymën: 6,538 franga.

Periskopi ka pyetur edhe disa mërgimtarë të tjerë që i njeh në Zvicër për të na vërtetuar se nuk po fantazojmë as kur e pamë këtë faturë dhe duke qenë se ishin të zënë me punët e tyre, vetëm na thanë që ‘po, rryma në Zvicër është shumë lirë’.

Periskopi inkurajon mërgimtarët tonë – sidomos në Zvicër dhe Gjermani – që t’na i dërgojnë shumat që kanë paguar për rrymën.

P.S. Të dhënat private në faturë janë shënjuar/mbuluar me ngjyrë/Periskopi/

Shpërndaje në: