Mërgimtarja me vozitje të ‘çmendur’ në zonën 50 km/h, policia ia merr patentë-shoferin

Mërgimtarja me vozitje të ‘çmendur’ në zonën 50 km/h, policia ia merr patentë-shoferin

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se një mërgimtares në Gjilan i është marrë patentë-shoferi, pasi që ajo është evidentuar duke lëvizur 145 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50 km/h.

Po ashtu, asaj i është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 300 eurove.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Qarkore ,,Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili ne zonën ku është kufizimi i shpejtësisë pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e pesë (145) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhej në komunikatë.

Shpërndaje në: