Merkel: A mbaj maskë? Më kapni në dyqan

Merkel: A mbaj maskë? Më kapni në dyqan

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se deri më tani nuk është parë me një maskë në fytyrë, megjithëse e mban atë kur bën pazar, pasi që mban sekret emrin e dyqanit ku ajo blen gjërat ushqimore.

Merkel qeshi kur një reporter e pyeti atë në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron: “Është e dukshme që ne nuk ju kemi parë me një maskë në fytyrën tuaj. Si ndodhi kjo?”

Merkel u përgjigj: “Nëse i ndjek rregullat e distancës, atëherë nuk kam nevojë për maskë. Por kur nuk mundem, siç është rasti kur shkoj në dyqan, për shembull, atëherë padyshim që nuk jemi përplasur me njëri-tjetrin përndryshe do të më shihni me një maskë në fytyrën time”.

“Por unë nuk do t’ju tregoj se ku bëj pazar”, tha Merkel.

Merkel po përballet me një rritje të popullaritetit për shkak të mënyrës se si ajo menaxhon krizën e koronavirusit.

Gjermania po përballon shumë më mirë gjendjen sesa shumica e fqinjëve të saj evropianë falë testimeve të gjera, një sistemi të fuqishëm të kujdesit shëndetësor dhe pakove të mëdha të mbështetjes ekonomike

Shpërndaje në: