Merkel bën thirrje për dialog me talebanët për të vazhduar evakuimin

Merkel bën thirrje për dialog me talebanët për të vazhduar evakuimin

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për dialog me talebanët në mënyrë që të vazhdojnë evakuimet nga Kabuli.

“Ne thjesht duhet të flasim me talebanët se si t’i nxjerrim njerëzit që punuan për Gjermaninë nga vendi dhe t’i çojmë ata në siguri,” tha Merkel sot në një konferencë shtypi.

Ura ajrore, e krijuar nga vendet perëndimore për evakuimin e qytetarëve, përfundoi me tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga Afganistani më 30 gusht.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha më herët se lëvizja talebane “dëshiron marrëdhënie diplomatike solide dhe zyrtare me Gjermaninë”.

Ai tha se një qeveri e unitetit kombëtar do të formohej sa më shpejt të ishte e mundur.

Shpërndaje në: