Merkel dënon grushtshtetin në Turqi

Merkel dënon grushtshtetin në Turqi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dënuar ashpër tentim grushtshtetin në Turqi, duke thënë se Berlini qëndron prapa atyre që mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Është tragjike që shumë njerëz kanë vdekur gjatë tentim grusht shtetit”, ka thënë Merkel. “Gjakderdhja në Turqi duhet të ndalet”.

Merkel ka thënë se është e drejtë e popullit turk që të zgjedhin liderët e tyre politikë në zgjedhjet e lira politike.

Shpërndaje në: