Merkel: E kisha plan të vizitoja çdo shtet [edhe Kosovën] por u deshën 3-4 ditë

Merkel: E kisha plan të vizitoja çdo shtet [edhe Kosovën] por u deshën 3-4 ditë

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u ka treguar liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor se përse zgjodhi për vizitë veç Tiranën e Beogradin.

Në takimin e përbashkët me liderët e shteteve të rajonit, Merkeli nga Tirana ka thënë se e ka pasur në plan të vizitonte secilin shtet.

“Kam planifikuar të vij në secilin shtet, por ishte e pamundshme dhe u desh 3-4 ditë. Në situatën aktuale ishte shumë, andaj faleminderit që na mblodhët këtu”, ka thënë ajo nga Tirana.

Shpërndaje në: