Merkel: Ia vlen ta mbash Evropën të bashkuar

Merkel: Ia vlen ta mbash Evropën të bashkuar

Ia vlen ta mbash të bashkuar Evropën, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një fjalimi në Bundesrat.

Gjatë fjalimit në Bundesrat, trupi legjislativ që përfaqëson 16 landet e Gjermanisë në nivel federal, kancelarja bëri edhe prezantimin e vizionit të presidencës gjermane gjatë presidencës së radhës të BE-së.

“Pandemia tregoi prekshmërinë e Europës. Europa nuk është vetëm një dhuratë e historisë, por edhe një projekt për të cilin është punuar me përpjekje”, shtoi kancelarja.

”Kohezioni në BE është garantues i paqes dhe mirëqenies së kontinentit”, theksoi ajo.

Shpërndaje në: