Merkel: Ndoshta Putin po priste largimin tim për ta pushtuar Ukrainën

Periskopi.com Lajme

Ish-Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vlerëson se ka mundësi që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte duke pritur që ajo të largohej nga pushteti për ta nisur pushtimin e Ukrainës.

“Mund të jetë që largimi im ka kontribuuar në këtë, sikurse edhe zgjedhjet në Francë dhe tërheqja e trupave nga Afganistani, si dhe ngecja e negociatave në Minsk”, ka thënë Merkel për RND.

Ajo ka treguar se ndikimi i saj mbi Putinin ishte zhdukur pak para se a përfundonte mandatin.

“Ishte e qartë se nuk do të isha në pushtet, kështu që më duhet ta pranojë se një sërë përpjekjesh vitin e fundit nuk jepnin fryt”.