Merkel në Tiranë flet për procesin e Berlinit: Zemra ime rreh për këtë rajon

Merkel në Tiranë flet për procesin e Berlinit: Zemra ime rreh për këtë rajon

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur në konferencë rreth vizitës në saj në Bllkan dhe bashkëpunimit mes vendeve, transmeton Periskopi.

‘’Kam pasë kënaqësi që prej vitit 2014, për inicim e një procesi të bashkëpunimit, prej tij ka rezultu një bimë mjaft e rëndësishme. Kyetarët e shteteve dhe qeverive takohen në mënyrë të vazhdushme dhe normale cka më parë s’ka qenë kështu’’, tha ajo.

‘’Dje kemi folur për nisjen e punimeve të autostradës së paqes, një tjeër ishte që në momentin që vendet e rajonit do të bashkohen në BE, do të vendosen përpara detyrimeve lidhur me neutralitetin e klimës, kushteve që do të duhej të ndryshoheshin në rajon. Ne kemi rënë në dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë dhe aq më i mirë dhe më i fuqishqëm do të jetë procesi i Berlinit. Nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE. Negocitat do të zhvillohen me secilin. Dikush nuk ka bërë ende një kërkesë për anëtarësim. Kemi shkallë të ndryshme’’, shtoi Merkel.
Tutje për bisedat me përfaqësuesit e vendeve, tha ishin konstruktive.

‘’Ishte diskutim konstruktiv. Tash do të filloj bisedat bilaterale me shefat e qeverive. Sepse nuk arrita t’i vizitoj shtetet e të gjithave. Ishin biseda të mira, kontruktive dhe i falënderoj. Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE por është një diçka tjetër, procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal që është pranuar, nëse takoheni ëhtë e drejta juaj dhe shpresoj Zemra ime rreh për këtë rjaon edhe pse sdo të kemmundësi të vesh të njëjtën detyre. Do të më nxisë dielli të vij dhe të ndjek sa më afër zhvillimin e këtyre vendeve’’./PERISKOPI/

Shpërndaje në: