Merkel: Punojmë që marrëveshja me Turqinë për refugjatët të funksionojë
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nga personat me origjinë turke në Gjermani presin që të tregojnë besnikëri në nivel të lartë në vend.
Merkel në një intervisë për gazetën “Passauer Neuer Presse” ka theksuar se liria e shprehjes dhe demonstrimit është e vlefshme për të gjithë në Gjermani por se pikëpamjet e ndryshme duhet të shprehen në mënyrë paqësore.
Ajo tha se “presin që personat me origjinë turke që jetojnë prej shumë vitesh në Gjermani të tregojnë besnikëri të nivelit të lartë”. Merkel tha se kundrejt kësaj ata përpiqen të dëgjojnë dhe kuptojnë problemet e tyre ku dhe për këtë arsye janë në kontakt të afërt me shoqatat e emigrantëve.
Pasi është rikujtur se nga Austria dhe partia e saj janë bërë thirrje për anulimin e marrëveshjes së arritur të BE-së me Turqinë për refugjatët, Merkel theksoi se brenda BE-së është rënë dakord gjerësisht se është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e jashtëm por se kjo nuk është e mundur pa bashkëpunuar kryesisht me vendet në kufijtë detarë përballë brigjeve.
Duke përdorur shprehjen se “nuk mund ti braktisim në mëshirë të fatit njerëzit në mes të detit” Merkel tha se janë të detyruar të bëjnë marrëveshje edhe me vendet e Afrikës Veriore të ngjashme me marrëveshjen me Turqinë.
Ndër të tjera Merkel duke vënë theksin se këto marrëveshje janë edhe në interes të refugjatëve ajo u shpreh se “Marrëveshja e arritur me Turqinë është ende e drejtë. Duhet të punojmë që kjo të vazhdojë”.
Ndërsa në pyetjen se “Sa të larta janë shqetësimet në çështjen nëse Turqia anulon marrëveshjen, nëse (me Turqinë) nuk arrihet liberalizimi i vizave dhe se nëse nuk vazhdojnë negociatat e anëtarësimit në BE?” Merkel u përgjigj: “Ne do të përmbushim premtimet tona, por për liberalizimin e vizave ka kushte të caktuara dhe këto ende nuk janë zbatuar”.
“Ne në Evropë po punojmë intensivisht që marrëveshja të funksionojë” i është përgjigjur Merkel pyetjes nëse BE-ja është e përgatitur në rast të dështimit të marrëveshjes në fjalë.
Duke cekur edhe luftën e brendshme në Siri, Merkel shtoi se “ndodhitë në Halep janë tmerruese, një fatkeqësi njerëzore”. Kancelarja gjermane tha se janë tronditëse thirrjet për ndihmë të mjekëve të paktë që ndodhen atje duke e cilësuar si jo të ndershëm dhe të pamajftueshëm propozimin e Asadit dhe aletati të tij Rusinë për ndalimin e konflikteve me 3 orë në ditë.
Lidhur me thirrjet e bëra nga Unioni Kristian-Demokrat (CDU/CSU) për ndalimin e mbulimit të plotë të trupit të femrave (Burka) dhe refuzimin e shtetësisë së dyfishtë, Merkel tha se edhe CDU, lidere e së cilës është ajo gjithmonë ka refuzuar shtetësinë e dyfishtë dhe se situata ligjore aktuale nuk e parashikon këtë.
Ndër të tjera Merkel ka vënë në dukje se në çështjen e Burka-s do të shqyrtojnë me kujdes mundësitë e ofruara nga kushtetuta sepse ndalesa e saj duhet të jetë e vlefshme ligjërisht. Gjithashtu, kancelarja gjermane ka mbrojtur idenë e saj se mbulimi i plotë i trupit nuk u jep mundësinë grave që të përshtaten me shoqërinë.



