Merr ftesë për festival filmi: Aktori Fatmir Spahiu tallet me të ftuarit e Speciales në Hagë

Merr ftesë për festival filmi: Aktori Fatmir Spahiu tallet me të ftuarit e Speciales në Hagë

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur për karakterin e tij të Bufit në “Kafeneja jonë” ka marrë një ftesë për në Hagë. 

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është ftuar për në festivalin e filmit “Eastern Neighbours Film Festival”

Filmi që është ftuar në këtë festival quhet “Cold November” (Nëntori i ftohtë), ku Spahiu luan njërin prej roleve kryesore.

Por, Spahiu e nis postimin e tij duke thënë thjesht që “është ftuar për në Hagë” duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Miq, dua të ju njoftoj që këto ditë jam ftuar për në Hagë. Festivali në të cilin do të marrim pjesë është i një rëndësie të veçantë. Eastern Neighbours Film Festival. Cold November / Nëntor i ftohtë do të shfaqet në mes datave 6-10 nëntor 2019 në njërën prej sallave me të veçanta të Hagës! Për datën e saktë ju njoftoj me kohë! Mirupafshim!”, ka shkruar aktori

Shpërndaje në: