Merr fund dilema e Topit të Artë, Rodri futbollisti më i mirë i vitit
Rodri edhe zyrtarisht e ka fituar Topin e Artë për vitin 2024.
Futbollisti spanjoll fitoi garën ndaj Vinicius Junior, i cili deri sot ishte pretendet për këtë çmim, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë braziliani u rendit i dyti, derisa ka refuzuar edhe të merr pjesë në këtë gala mbrëmje, ashtu si të gjithë të ftuarit e klubit të Real Madridit.
Jude Bellingham u rendit në vendin e tretë, ndërsa Dani Carvajal i katërti.
Në këtë mbrëmje u ndan edhe disa çmime tjera, e këto janë:
Aitana Botmati – Topi i Artë për femra;
Lamine Yamal – Futbollisti i ri më i mirë;
Harry Kane – Golashenuesi më i mirë;
Carlo Anceloti – Trajneri i Vitit,
Emma Hayes – Trajnerja e Vitit;
Emiliano Martinez- Portieri më i mirë;
Real Madrid – Klubi më i mirë i vitit te meshkujt;
Barcelona – Klubi më i mirë i vitit te femrat.