Merr fund gara në Vushtrri: PDK e LDK në balotazh, s’do të ketë “fabrikë të grave”

Merr fund gara në Vushtrri: PDK e LDK në balotazh, s’do të ketë “fabrikë të grave”

Janë numëruar 97,06 për qind e votave në komunën e Vushtrrisë ku tashmë është definitive se në balotazh do të marrin pjesë PDK dhe LDK.

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, ka fituar 35.1 për qind të votave ose 9853 vota sosh.

Ai i LDK-së, Xhafer Tahiri, i ka marrë 33.57 për qind të votave ose 9424 sosh, përcjell Periskopi.

Kandidati i LDK-së, Arsim Rexhepi, që ishte bërë i njohur në opinion për premtimin e bërë për një fabrikë të grave, ku natyrisht mendonte në punësimin dhe jo prodhimin e grave, ka marrë vetëm 25.99 për qind të votave ose 7296 vota sosh.

Shpërndaje në: