Merr fund mbledhja e LDK-së, prononcohet Lutfi Haziri

Merr fund mbledhja e LDK-së, prononcohet Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur para medieve se në mbledhjen e Kryesisë të kësaj partie diskutuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në pesë ditë të vetme.

“Sot u diskutua mbi çështjet që lidhen me procesin zgjedhor e 17 tetorit dhe iniciativën e LDK-së për shkurtimin e fushatës duke pasur parasysh situatën epidemiologjike, duke e konsideruar të rëndësishme situatën me pandeminë dhe dështimin e qeverisë dhe jemi të gatshëm që fushatën me shkurtuar në pesë ditë të vetme duke ftuar edhe partitë politike që të ndërtojnë një kulturë konsensusi sepse jeta e qytetarit është më e rëndësishme. Nevoja e angazhimit të partive politike duhet të jetë në kulturën e konsensusit”, tha Haziri.

“Kryetari ka biseduar edhe me partitë politike, ku presim që 17 tetori të jetë një ditë e bardhë, që qytetarët me votua dhe m’i respektua masat, dhe të largohet logjika që të shtyhen zgjedhjet, kjo nuk bën me u lejua që me u thy Kushtetuta, zgjedhjet lokale nuk mund dhe nuk ka autoritet që t’i shtyjë ato”.

I pyetur se nëse shtyhen zgjedhjet, ai tha se nuk ka arsye që të shtyhen zgjedhjet, ka arsye që të shkurtohet fushata.

Po ashtu, Haziri tha se mund të krijohet një ambient që të shkurtohet fushata,

“Ne presim që sot gjatë takimit me Presidenten me ardhur deri tek një koordinim”.

Shpërndaje në: