Merr fund protesta: Punëtorët e Lotarisë i japin ultimatum Qeverisë

Merr fund protesta: Punëtorët e Lotarisë i japin ultimatum Qeverisë

Tashmë ka përfunduar protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës të cilët protestuan para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar pagat e tyre për cilat thonë që nuk po i marrin tash e një vit.

Protesta përfundoi pas takimit që ka pasur Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës me ministrin e Financave. Ata kanë marrë premtim se do të shqyrtohet kërkesat e tyre për paga.

Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se i kanë dhënë afat qeverisë që deri në fund të kësaj jave të shqyrtojë kërkesën e tyre. Në të kundërtën tha se do të shqyrtojnë sërish mundësinë për të protestuar.

 

Shpërndaje në: