Merret vendimi: Ndalohet përdorimi i trotinetëve elektrik të sheshet e Prishtinës

Merret vendimi: Ndalohet përdorimi i trotinetëve elektrik të sheshet e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim që të ndaloj qarkullimin e trotinetëve në sheshet e Prishtinës.

Përvec shesheve ndalesa vlen edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

Kjo masë do të vlejë deri në votimin e rregullorës që e përckakton përdorimin e trotinetëve elektrik në hapësira publike.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, thuhet në njoftim.

 

 

Shpërndaje në: