Merret vendimi, “Sunny Hill” nuk do mbahet në Bërnicë por në këtë vend

Merret vendimi, “Sunny Hill” nuk do mbahet në Bërnicë por në këtë vend

Lokacioni i “Sunny Hill Festival” ka ndryshuar përsëri.

Planifikohej që këtë vit të mbahej në Bërnicë, por tashmë është bërë zyrtare që festivali do të mbahet përsëri në Gërmi.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sunny Hill Festival” që ka thënë se festivali do të mbahet me kufizim të hapsirëve.

“Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali.”

“Sunny Hill Festival zotohet se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival”, thuhet në deklaratën e “Sunny Hill.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: