Mertens largohet nga Napoli, refuzon ofertën e fundit

Mertens largohet nga Napoli, refuzon ofertën e fundit

Dries Mertens ka refuzuar ofertën e fundit të Napolit për të zgjatur kontratën.

Presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis deklaroi se sulmuesi belg ka refuzuar një pagë prej 2.4 milionë eurosh.

Mertens iu bashkua Napolit në verën e 2013-ës dhe që atëherë numëron 148 gola në ndeshje zyrtare, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të historisë së klubit të kaltër, megjithatë aventura përfundoi pas 9 sezonesh.

Kontrata e sulmuesit 35-vjeçar përfundoi këtë verë dhe palët negocionin rinovimin prej javësh, por duket se oferta prej 2.4 milionë eurosh është konsideruar e ulët nga Mertens, që ka vendosur ta mbyllë njëherë e mirë me Napolin.

Shpërndaje në: