Mes protestash varroset Shinzo Abe, Kurti pjesë e ceremonisë

Mes protestash varroset Shinzo Abe,  Kurti pjesë e ceremonisë

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të varroset sot me ceremoni të lartë shtetërore.

Por, mijëra protestues janë mbledhur në Japoni të cilët konsiderojnë se që nga vdekja e Abe janë përdorur burime të çmuara shtetërore, të cilat do të mund të drejtoheshin kah nevojat më urgjente, shkruan BBC.

Abe, 67 vjeç, u qëllua për vdekje në një tubim elektoral në muajin korrik.

Rreth 20 mijë oficerë policie thuhet se janë vendosur teksa protestat po vazhdojnë, po ashtu policia pranoi të metat në mbrojtjen e ofruar për Abe në korrik.

Në ceremoninë e varrimit nga Kosova do të marrin pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kurti gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare

 

Shpërndaje në: