Mesazhi i Messit për Realin: Ende na dhemb eliminimi nga Liga e Kampionëve

Mesazhi i Messit për Realin: Ende na dhemb eliminimi nga Liga e Kampionëve

Leo Messi ka shkruar në shkrim të gjatë pasi skuadra e tij Paris SG fituan trofeun e ligës.

Messi ka falënduarur secilin për kontributin e dhënë që PSG ta fitojë ligën, por nuk la pa përmendur edhe humbjen e dhimbshme në Ligën e Kampionëve ndaj Realit, shkruan Periskopi.

“Sezoni ka përfunduar, dua të falënderoj shokët e skuadrës për mënyrën se si më kanë trajtuar mua dhe familjen time që kur kam ardhur këtu, gjithmonë më kujdesen dhe më kanë mbështetur”, thuhet në mesazh.

“Ky vit ishte ndryshe me gjithçka që ndodhi, por, në fund, fituam titullin e ligës dhe më bëri shumë të lumtur që fitova trofeun tim të parë këtu në Paris”.

Më pas ai ka deklaruar se dhimbja e humbjes nga Real Madridi vazhdon ende.

“Ne kemi ende shijen e hidhur të eliminimit tonë nga Champions League në një ndeshje ku ishim ekipi më i mirë, por, në të njëjtën kohë, dua të kujtoj gëzimin e shtimit të një titulli tjetër, që ishte një nga objektivat. “tha ai.

“Jam i sigurt se gjëra të mira do të vijnë në 2022, do të jetë një vit i rëndësishëm dhe ne do të luftojmë për të konkurruar me ambicie për gjithçka. Shihemi së shpejti”, tha Messi.

Shpërndaje në: