Mesfushë shkatërruese dhe sulm i jashtëzakonshëm, ky është formacioni më i shtrenjtë i vitit 2005

Mesfushë shkatërruese dhe sulm i jashtëzakonshëm, ky është formacioni më i shtrenjtë i vitit 2005

Nga Ronaldinho te Thierry Henry, Alessandro Nesta e Andryi Shevchenko, ky është njëri nga formacionet më të mira në 20 vitet e fundit në futbollin botëror.

Transfermarkt ka publikuar formacionin më të shtrenjtë të vitit 2005, ku bëjnë pjesë shumë futbollistë legjendarë.

Ashtu si në vitin 2004, edhe në 2005 futbollisti më i shtrenjtë ishte braziliani Ronaldinho me vlerën prej 50 milionë euro.

Portieri më i shtrenjtë pa pikë dyshimi ishte Gianluiggi Buffon që vlerësohej 35 milionë euro, ndërsa tre mbrojtësit me vlerën më të madhe ishin Gianluca Zambrotta, Alessandro Nesta dhe Rio Ferdinand.

Mesfusha nuk do shumë koment, pasi janë tre mesfushorë shkatërrues ku secila skuadër do t’i donte t’i kishte në radhët e veta.

Patrick Viera, Michael Essien dhe Michael Ballack zënë vend në mesfushë, ndërsa para tyre në pozitën e trekuartistit është vendosur Ronaldinho.

Sulmi është i frikshëm, me tre futbollistë që kanë qenë makth i mbrojtjeve kundërshtare.

Thierry Henry, Rud Van Niestelrooy dhe Andriy Shevchenko përbëjnë repartin e sulmit si sulmuesit më të shtrenjtë të vitit 2005.

Vlera e përgjithshme e këtij formacioni të stërmbushur me yje ka qenë vetëm 406,5 milionë euro.

Formacioni më i mirë i vitit 2005:

Buffon, Zambrotta, Nesta, Ferdinand, Essien, Vieira, Ballack, Ronaldinho, Shevchenko, Henry, Nistelrooy.

Shpërndaje në: