Mesfushori shqiptar me rekord negativ në Gjermani

Mesfushori shqiptar me rekord negativ në Gjermani

Mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula po kalon momentet më të mira në karrierë.

Anëtari i skuadrës gjermane, Paderborn megjithatë është afër një rekordi negativ, në aspektin personal.

Në takimin e djeshëm përballë Hoffenheimit, tiranasi është ndëshkuar për herë të 14 këtë edicion. Deri më tani është lojtari më i zverdhur në Bundesligë, ndërsa nëse vazhdon me këtë avaz, mund ta thyejë edhe rekordin tjetër, atë që e mban Tomas Haitos.

Ky i fundit është ndëshkuar plotë 16 herë brenda një edicioni.

Gjasula me ekipin e Paderbornit ka regjistruar 24 paraqitje, teksa ka shtuar 2 gola.

Ndërkaq te kombëtarja shqiptare ai ka rezultuar shumëi rëndësishëm, madje shpeshherë duke u treguar krucial në ndeshje tejet të rëndësishme.

Shpërndaje në: