Mësimi tërëditor zgjerohet edhe në tri shkolla të kryeqytetit

Mësimi tërëditor zgjerohet edhe në tri shkolla të kryeqytetit

Mësimi gjithëditor në vitin e ri shkollor do të zgjerohet edhe në tri shkolla të Komunës së Prishtinës, ku pretendohet se janë krijuar kushtet për të filluar me këtë proces.

Komuna e Prishtinës ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se mësimi tërëditor do të fillojë edhe në shkollën fillore “Emin Duraku” (ku do të kalohet në mësim në një ndërresë nga dy ndërresa sa kanë qenë deri tash ), në “Pjetër Bogdani” të Prishtinës, si dhe në shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Llukar.

Ndërsa deri tani pjesë e pilot-projektit për mësimin tërëditor kanë qenë tri shkolla të tjera fillore: shkollat “Model”, “Afrim Gashi” dhe “Faik Konica”.

Shpërndaje në: