Mësohen emrat e të rinjve serbë të akuzuar për vrasjen e shtetasit amerikan në Greqi (Foto)

Mësohen emrat e të rinjve serbë të akuzuar për vrasjen e shtetasit amerikan në Greqi (Foto)

Shtatë serbë dhe një grek janë akuzuar për vrasjen e një shtetasi amerikan gjatë ditës së djeshme.

Bakari Henderon, është goditur për vdekje në vendin e njohur turistik Laganas, në Greqi, që gjendet në ishullin Zakintos, pas një konflikti mes dy grupeve të të rinjve në një klub, transmeton Indeksonline.

Tani për vrasjen e tij po akuzohen shtatë serbë të cilët janë arrestuar dhe një grek, të cilët po gjykohen për vrasje të shkallës së parë.

Të arrestuarit janë: Petrovic Nemanja (18), Stefan Stojanovic (21) Milos Seniç (25), Milos Ilic (18), Sinisa Petroviq (22), Nenad Jovanovic (22).

Ata kërcënohen me dënimin prej së paku 10 vjet burg.

Këta të rinj janë nga Novi Sadi, Obrenovac, Beogradi dhe Zitorade, të cilët shkuan në pushime me autobus nëpërmjet agjencive të udhëtimit.

Ndryshe, Bakari Henderson, 22 vjeç kishte diplomuar në kolegjin amerikan dhe tani kishte shkuar në Greqi me mundësinë për të hapur një biznes të tij të modës.

Shpërndaje në: