Mësohet arsyeja pse nuk po luan Etrit Berisha me Torinon

Mësohet arsyeja pse nuk po luan Etrit Berisha me Torinon

Merkatoja është mbyllur dhe Etrit Berisha është shndërruar në një çështje te Torino.

Sipas mediave pranë klubit “granata”, gardiani kuqezi ka debatuar ashpër me trajnerin Juriç dhe prej javësh është lënë jashtë grupit.

Shkak është bërë mungesa e aktivizimit, pasi portieri shqiptar nuk ka luajtur as në Kupën e Italisë, kompeticion i rezervuar kryesisht për portierët e dytë.

Pas krisjes, Berisha është lënë jashtë grupit, ndërsa drejtuesit provuan t’i gjejnë një tjetër sistemim në janar, por nuk ia dolën.

Shpërndaje në: