Mësohet data se kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Zalgiris dhe Ballkanit

Mësohet data se kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Zalgiris dhe Ballkanit

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zalgiris përfundoi me rezultatin e barabartë në 1:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ishte një ndeshje dominuar nga skuadra kosovare, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 15-të. Ishte Nazmi Gripshi ai që shënoi gol të bukur nga një distancë e madhe, shkruan Periskopi.

Megjithatë, Buff barazoi shifrat 10 minuta më pas, duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kishte shumë raste të tjera të krijuara për gol, por që mungoi konkretizimi i duhur tek futbollistët e Ilir Dajës.

Ndeshja kthyese zhvillohet të martën e ardhshme dhe fillon në ora 18:00.

Shpërndaje në: