Mësohet data se kur fillon grumbullimi i lojtarëve të Kosovës për ndeshjet e qershorit

Mësohet data se kur fillon grumbullimi i lojtarëve të Kosovës për ndeshjet e qershorit

Para pak çastesh trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00, shkruan Periskopi.

Giresse ka ftuar plotë 24 futbollistë për këto ndeshje, por në listë nuk figurojnë tre emra që dikur ishin të ftuar tek Kosova.

Kosova për këto ndeshje do të jetë pa: Hadergjonajn, Rashanin dhe Selmanin.

E grumbulli i futbollistëve nis me 27 maj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Periskopi/

Shpërndaje në: