Mësohet gjinia e fëmijës që presin Ronaldo e Georgina (Foto/Video)

Mësohet gjinia e fëmijës që presin Ronaldo e Georgina (Foto/Video)

Georgina dhe Ronaldo po presin një vajzë, kështu raporton “The Sun”.

Cristiano Ronaldo është fotografuar në Ibiza duke qëndruar mbi një “flyboard”, gjatë pushimeve që po kalon me të dashurën Georgina Rodriguez, djalin e tij Cristiano Jr dhe gjithë familjen.

Katër herë fituesi i “Topit të Arte” u zhyt në ujë pasi u ngrit në ajër me “flyboard”.

Në fotografitë e postuara në media të ndryshme, tashmë vërehet qartë barku i Georginas, ku ROnaldo do të bëhet baba për herë të katërt, pas lindjes së binjakëve (Eva dhe Mateo).

Sipas “The Sun”, Georgina dhe Ronaldo po presin një vajzë, e cila pritet të lindë në tetor. /Gazeta Express/

Shpërndaje në: