Mësohet koha e takimit e LVV-së dhe LDK-së me ambasadorët e Kunitit

Mësohet koha e takimit e LVV-së dhe LDK-së me ambasadorët e Kunitit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajnë sot takim bashkë me ambasadorët e Kuintit dhe shefen e zyrës së BE-së në  Kosovë.

Ndërkohë  është bërë e ditur edhe koha e takimit. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 17:00.

Ky takim vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes në mes LVV-së dhe LDK-së për koalicionin qeverisës.

Partia e Albin Kurtit është ajo e cila ka kërkuar përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: