Mësohet koha kur pritet të zhvillohet rimeçi i famshëm Joshua-Ruiz

Mësohet koha kur pritet të zhvillohet rimeçi i famshëm Joshua-Ruiz

Rimeçi mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr pritet të mbahet në nëntor në New York apo në dhjetor në Cardiff.

Joshua 29-vjeçar humbi titujt e botës në versionet IBF, WBO dhe WBA në peshën e rëndë, kur u mposht nga Ruizi me nokaut teknik në raundin e shtatë në meçin e zhvilluar më 1 qershor në New York, transmeton Periskopi.

Në kontratën në atë meç ishte klauzola për rimeç të menjëhershëm dhe Joshua e përdori opsionin.

Datat janë caktuar që të mbahet më 14 dhjetor në stadiumin e futbollit në Cardiff apo më 29 nëntor në “Madison Square Garden” të New Yorkut.

Po ashtu, edhe një qytet në bregun perëndimor të SHBA-së ka bërë ofertë për të organizuar këtë përballje.Raportohet se edhe dy shtete të tjera, emri i të cilave nuk është bërë i ditur, kanë dorëzuar ofertat. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: